NATO-së i shterojnë rezervat, 20 nga 30 vende anëtare s’kanë armatime për Ukrainën

27 Nëntor 2022 | 16:26

Dy të tretat e vendeve të NATO-s kanë ezauruar kapacitetet për të furnizuar me armatime Ukrainën. Kështu shkruan e përditshmja amerikane “New York Times”, që citon një funksionar të lartë të Aleancës.

“Rezervat e armatimeve të 20 nga 30 vendet anëtare të NATO-s kanë përfunduar”, ka deklaruar funksionari, i cili ka ruajtur anonimatin.

Megjithatë, ka vijuar ai, 10 vendet e mbetura kanë ende mundësi të ofrojnë më shumë, sidomos aleatët e mëdhenj të Ukrainës, mes të cilëve Italia, Franca, Gjermania dhe Holanda.

Konkretisht, situata e rezervave të armatimeve është e vështirë për Poloninë dhe vendet baltike, shkruan “New York Times”, që saktëson se në tërësi vendet e NATO-s i kanë dhënë Ukrainës armatime me vlerë 40 miliardë dollarë, shifër kjo e barabartë me buxhetin vjetor të mbrojtjes së Francës.

Sa i takon situatës në terren, në 24 orët e fundit në rajonin e Donjeckut kanë mbetur të vrarë të paktën 5 civilë si pasojë e bombardimeve ruse.

Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët vendas, të cilët kanë saktësuar se për momentin është e pamundur të përcaktohet numri i saktë i viktimave.

Nga ana tjetër, Kievi akuzon Moskën se po përgatit një mobilizim të ri dhe të fshehtë trupash për t’i dërguar si përforcime në vijën e frontit.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ukrainase, lëvizja pritet të aplikohet si në Rusi edhe në territoret e pushtuara të Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026