Provokimi serb në Botëror/ Flamuri me hartën e Kosovës, FIFA nis hetimet

27 Nëntor 2022 | 16:15

Fotot e publikuara nga dhoma e zhveshjes e kombëtares së Serbisë përpara sfidës me Brazilin, ku shfaqej harta e Kosovës nuk ka kaluar pa vëmendjen e qeverisë botërore të futbollit.

FIFA ka hapur procedurën disiplinore ndaj Serbisë, teksa në flamur ishte një mbishkrim ku thuhej “Nuk dorëzohemi”, i njëjti u shfaq edhe nga tifozët në shkallët e stadiumit.

Të shtunën FIFA njoftoi nisjen e hetimit, ku në përfundim pritet të merret një vendim konkret. Ka qenë fillimisht federate e futbollit e Kosovës ajo e cila ka reagoi, por nuk vonuan as institucionet e tjera, të cilët dënojnë veprimin e turpshëm të lojtarëve serbë.

Kjo për faktin se hyrja në dhomat e zhveshjes është rreptësisht e ndaluar, madje duke parë dhe sigurinë në Katar, ndaj nuk përjashtohet një përfshirje e stafit të skuadrës.

Federata serbe e futbollit nuk ka bërë asnjë reagim deri më tani për rastin. Kombëtarja serbe u mposht në debutimin e kësaj kupe bote, ku u mposht nga Brazili me rezultatin 2-0.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja...
21:44 | 14/07/2026

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon...
21:43 | 14/07/2026