‘Targat’, Elezi: Qytetarët e kanë pritur marrëveshjen, s’ka të bëjë me tradhti

27 Nëntor 2022 | 16:06

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi komentoi marrëveshjen e arritur për targat mes Kosovës dhe Serbisë pak ditë më parë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Elezi tha se marrëveshja nuk ka të bëjë me tradhtinë nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, ndërsa shtoi se edhe qytetarët e Kosovës kanë dashur dhe duan siguri në vend.

“Kemi pas disa reagime, e madje duke kaluar deri te niveli i akuzës për tradhti. Kujtoj se kjo marrëveshje nuk ka të bëjë më tradhtinë. Është një marrëveshje që i ka dhënë hapësirë paqes. Është e rëndësishme që të ulen tensionet.

Ne jemi njerëz të paqes dhe kemi kërkuar që të gjithë zgjidhjet i kërkojmë përmes rrugës paqësore dhe politike. Kosova tani nuk do të rrezikohet nga një pasiguri apo nga një dhunë. Edhe qytetarët e Kosovës  kanë dashur dhe dëshirojnë që të kemi sigurinë e plotë. Kosova më shumë ka problem ekonomike juridike. Politika duhet të kishte reflektuar që në fillim. Kurti nuk i kupton pasojat me të cilat përballet Kosova nëse gabohet në politikë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!

Avokati Dorjan Matlija ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Ilir Kazaferi lidhur me protestën. Matlija ka folur për Euronews Albania një...
18:14 | 03/07/2026

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026