Navalny: Humbja ushtarake e Rusisë në Ukrainë, “e pashmangshme”
Politikani i burgosur i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka thënë se humbja ushtarake e Moskës në Ukrainë është “e pashmangshme”, edhe nëse Kremlini dërgon më shumë trupa në betejë.
Navalny, 46-vjeçar, është duke vuajtur një dënim nëntëvjeçar për shkak të akuzave për përvetësim, të cilin mbështetësit e tij e shohin si ndëshkim për sfidim të Kremlinit.
Në një deklaratë të lëshuar pak para përvjetorit të parë të luftës së Rusisë në Ukrainë, Navalny ka thënë se Ukraina duhet ta caktojë vetë fatin e vet dhe se Rusia duhet të respektojë kufijtë e vitit 1991, shkruan REL.
“Jetët e dhjetëra mijëra ushtarëve rusë janë shkatërruar pa kuptim”, ka thënë Navalny në deklaratën që e ka konsideruar “platformë politike”.
“Humbja ushtarake përfundimtare mund të vonohet duke iu kushtuar me jetë qindra mijëra rezervistëve shtesë, mirëpo humbja e plotë është e pashmangshme”.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump
Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump