Navalny transferohet në një qeli më të izoluar pas dënimit me 9 vjet burg
Gjykata ruse lë në fuqi vendimin për kritikun e Kremlinit Aleksei Navalny i dënuar në mars me nëntë vite burg.
Navalny do të transferohet në një qeli me një regjim më të ashpër, dhe do të takojë më rrallë familjarët e tij.
45-vjeçari u dënua dy muaj më parë nën akuzat për mashtrim dhe mospërfillje të gjykatës.
Navalny u bë i njohur si një bloger që denonconte korrupsionin dhe, para burgosjes, mobilizoi protesta antiqeveritare në të gjithë Rusinë. Në vitin 2018, ai bëri fushatë si kandidat presidencial, por iu ndalua të kandidonte në zgjedhjet ku Putin fitoi mandatin e katërt.
Në vitin 2020, Navalny i mbijetoi një atentati me agjent nervor. Pavarësisht akuzave, Kremlini mohoi çdo përfshirje. Ai u arrestua në janar 2021, pas kthimit nga Gjermania ku ndodhej për rehabilitim.
Pas arrestimit organizatat politike të Navalny në të gjithë Rusinë u shpallën “ekstremiste” dhe u mbyllën, ndërsa ndihmësit kryesorë janë larguar nga vendi. Rusia kohët e fundit ka rritur presionin ndaj mediave të pavarura dhe organizatave joqeveritare, duke i cilësuar “agjentë të huaj”, ndërsa shumë prej opozitarëve kanë ndaluar aksionet nga frika e ndjekjes penale.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Putin nuk është Rusia’, Navalny bën thirrje për protesta masive
- Rusia planifikon prodhimin e 50 raketave të reja ndërkontinentale
Ministri Hereu: Spanja pritet të tërheqë 100 milionë turistë këtë vit
Victoria Beckham synon një tjetër sukses, gati të hyjë në industrinë e luksit për shtëpinë
Rrëfehet e mbijetuara 12 vjecare nga termeti në Venezuelë: Gjeta nje shishe ketchup dhe pak djathë për të qëndruar e vetëdijshme
- 12:54 Eliminimi nga Kupa e Botës, Carlos Queiroz jep dorëheqjen nga posti i trajnerit të Ganës
- 12:44 Ministri Hereu: Spanja pritet të tërheqë 100 milionë turistë këtë vit
- 12:29 Victoria Beckham synon një tjetër sukses, gati të hyjë në industrinë e luksit për shtëpinë
- 12:19 UEFA shpërthen ndaj FIFA-s: Vendim i paprecedent për Balogun, rrezikon integritetin e Botërorit 2026
- 12:07 Kosova sekuestron asete në vlerë 1 milion euro të një rrjeti të trafikimit të drogës
- 12:00 Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja