Ndahen çmimet “Golden Globes”, filmi më i mirë dramatik “The Brutalist”

6 Janar 2025 | 17:09

“Emilia Perez” i Jacques Audiard dominoi në “Golden Globes” duke fituar katër trofe, përfshirë komedinë më të mirë.

Filmi i transmetuar nga Netflix e që numëroi 10 nominime, ka në fokus tranzicionin gjinor të një trafikanti droge meksikan. Audiard ia kushtoi fitoren “të gjithëve atyre që sot ndihen të shqetësuar”.

Ndërkohë, “The Brutalist” u shpall filmi më i mirë dramatik. Regjisori Brady Corbet fitoi çmimin për regjisorin më të mirë, ndërsa Adrien Brody mori çmimin për aktorin më të mirë në një dramë.

Filmi “Flow” u shpall filmi më i mirë i animuar, ndërsa “Wicked” mori çmimin për arritje kinematografike dhe sukses në arkëtime.

Në kategoritë televizive, seriali “Shogun” u shpall seriali më i mirë dramatik, ndërsa Anna Saëai, Hiroyuki Sanada dhe Tadanobu Asano fituan çmime për interpretimet e tyre. “Hacks” u shpall seriali më i mirë muzikor ose komedi, me Jean Smart që mori një çmim për performancën e saj.

Seriali “Baby Reindeer” fitoi në kategorinë e miniserialit më të mirë ose filmi televiziv, ku Jessica Gunning u vlerësua për rolin e saj.

Fitues të tjerë individualë përfshijnë: Fernanda Torres, Kieran Culkin, Jeremy Allen White, Colin Farrell, Sebastian Stan, Demi Moore dhe Jodie Foster. Ali Wong mori çmimin për performancën më të mirë stand-up në TV. Për aktoren Demi Moore ky është çmimi i parë ‘Golden Globe’ që ajo merr.

Në kategoritë e filmit, Peter Straughan fitoi çmimin për skenarin më të mirë për “Conclave”, ndërsa Trent Reznor dhe Atticus Ross u vlerësuan për muzikën më të mirë origjinale në “Challengers”.

Ceremonia u drejtua nga Nikki Glaser dhe ndau çmime në 27 kategori për film dhe TV. Ky ishte edicioni i 82-të i Golden Globes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026