Festivali i filmit të shkurtër Dropull, 4 filmat fitues prezantohen në Tiranë

28 Maj 2024 | 18:02

Festivali i Filmit të Shkurtër Dropulli mbërriti mbrëmjen e 27 Majit në Tiranë, në kuadër të javës kulturorë greke.

Filmat grekë “A LA CARTE” nga Taxiarchis Deligiannis dhe Vasilis Tsiouvaras, “FAULT” nga Katerina Papanastasatou, “PENDULUS” nga Gkotsis Dimitris dhe “TO VANCOUVER” nga Artemis Anastasiadou, fitues të festivalit DIFF 3, theksojnë dinamikat e ngjarjeve në realitetin e sotëm.

Zyrtarë, përfaqësues të Ambasadës greke dhe njerëz të artit ndoqën filmat, ndërsa patën mundësi të flisnin dhe me regjisorët të cilët ndan dhe eksperiencat e tyre.

Përfaqësuesi i Ambasadës greke u shpreh se filmat janë pasqyrë e realitetit të sotëm.

“Ju falenderoj që jeni këtu. Do ndjekim filmat me metrazh të shkurtër, të cilët janë shpallur fitues të çmimeve. Të gjithë janë të regjisroëve të shquar grekë. E konsideroj të rëndësishme që ngjarje të tilla të jepen në formën e filmit me metrazh të shkurtër.  Humbja e njerëzve të dashur, emigrimi, korrupsioni janë temat kryesore të filmave që do jepen. Janë tema të ralitetin të sotëm”

Ndërsa regjisorja Katerina Papanastasatou e filmit ‘Fault’ ku në qendër ndodhet fenomeni i emigrimit, shprehet: Vendosa të flasë për temen e emigrimit nga perspektiva e një fëmije që është lënë pas. Kjo ka sjellë një tjetër aspekt emocional dhe psikologjik, se çfarë ndodh kur të dashurit e dikujt zhduken.

“Pendulus” është filmi që paraqet jetën e një shqiptari 24-vjeçar që jeton në Athinë duhet të marrë pjesë në dasmën e një të afërmi, të marrë vajzën që i pëlqen dhe të vendosë nëse është shqiptar apo grek.

Ndërsa në filmin “A LA CARTE” jepet përpjekja për të shtypur një skandal që kërcënon qeverinë, ku ministri i Shëndetësisë pranon të japë një intervistë për një emision të njohur radiofonik të stilit të jetesës.

Tek “TO VANCOUVER” jepet jeta e thjeshtë e motrës me vëllanë, një magji, peizazhe të plagosur dhe një largim i pashmangshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026