Ndahet dosja, Meta e Kryemadhi me proces të rregullt. Gjykim i shkurtuar për të akuzuarit e tjerë
Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, për tre të pandehurit e tjerë të dosjes kundër ish-presidentit Ilir Meta: nënën e Monika Kryemadhit, Ema Çokun dhe Pirro Xhixho.
Ndërkohë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do gjykohen me gjykim të zakonshëm.
SPAK kundërshtoi sot kërkesën e paraqitur nga avokati i Metës për lirimin e tij, duke argumentuar se vendimi i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nuk sjell asgjë të re në këtë proces dhe nuk ndryshon rrethanat mbi të cilat është vendosur masa e sigurisë.
Prokuroria e Posaçme theksoi se nuk ekzistojnë kushte të reja që justifikojnë ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Metës.
Nga ana tjetër, avokati Kujtim Cakrani kërkoi lirimin e Metës, duke iu referuar edhe një vendimi të fundit të Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë, i cili lidhet me interpretimin e masave të sigurisë.
Gjatë seancës, Cakrani përmendi edhe rastin e ish-drejtoreshës së AKSHI-t, duke deklaruar se “Gjykata e Lartë e liroi atë, ndërsa Metën e mban prej 19 muajsh në paraburgim”.
Avokati shtoi se mbrojtja është e gatshme të ofrojë edhe garanci pasurore, sipas vlerësimit që mund të caktojë gjykata.
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë