Ndahet nga jeta Agim Krajka, kompozitori i njohur la pas një trashëgimi të çmuar
Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare kompozitori i njohur Agim Krajka.
Ai u lind në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane.
Në vitin 1963 Krajka fillon studimet për teori e kompozicion dhe i përfundon ato në vitin 1968.. Në vitin 1960 filloi punë në Ansamblin e Ushtrisë ku punoi 2 vjet.
Viti 1964 e gjen pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore; Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë. Ka kompozuar me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961. Ai është nderuar me mbi 15 çmime.
Ai po ashtu është kompozitor i muzikës se filmave “Çifti i lumtur”, Zonja nga qyteti”, Njësiti Gueril” etj. Përveç këtyre punimeve të mësipërme ka lëvruar mjaft motive vallesh të cilat janë nderuar edhe me çmime të para si: vallja e Librazhdit, vallja e Tiranës, vallja çame etj. Për aktivitetin dhe kontributin e tij artistik është vlerësuar me çmime, urdhra e medalje dhe mban titullin: Mjeshtër i Madh”.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona