Ndahet nga jeta kompozitori i mirënjohur Avni Mula

29 Tetor 2020 | 20:31

Është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare kompozitori i mirënjohur Avni Mula.

Lajmi u njoftua nga e bija, sopranoja me famë botërore Inva Mula, përmes një postimi në Facebook.

Duke ndarë një fotografi në bardh-e-zi, Inva bëri me dije se homazhet për nder të babait të saj do të zhvillohen në orën 11:00 ditën e nesërme, datë 30 tetor, në hollin e Universitetit të Arteve në Tiranë.

I lindur më 4 janar 1928 në Gjakovë, familja Mula u shpërngul fillimisht në Shkodër e më pas në Tiranë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai studioi në Konservatorin rus Tchaikovsky dhe kontribuoi në mënyrë të pashembullt në ngritjen e trupës dhe veprimtarisë së Teatrit të Operas dhe Baletit, Ansamblit të Këngëve dhe Valleve dhe Ansamblit të Ushtrisë.

Pjesë të njohura muzikore mbajnë autorësi të tij, si për shembull “Valsi i Lumturisë”, “Këngët e atdheut tim”, “Nënë moj do pres gërshetin”, etj.

Ai është nderuar me dekoratën “Artist i popullit” nga regjimi socialist dhe “Nder i kombit” nga Presidenti Bamir Topi.

Në muajin maj të këtij viti, Bashkia Tiranë e quajti sallën e koncerteve në shkollën 9-vjeçare Servete Maçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026