Ndahet nga jeta legjenda muzikës “Pop” dhe “Xhaz” në SHBA

21 Korrik 2023 | 16:34

Tony Bennett, këngëtari amerikan i popit dhe xhazit, është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare.

Lajmin e ka bërë me dije publicistja e tij Sylvia Weiner në një deklaratë për Associated Press.

Ajo tha se Bennett vdiq në qytetin e tij të lindjes, Nju Jork. Nuk kishte asnjë shkak specifik të vdekjes, por Bennett ishte diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit në vitin 2016.

Bennett ishte i njohur për këngë të tilla si The Way You Look Tonight, Body and Soul dhe (I Left My Heart) In San Francisco.

Ai gjithashtu bashkëpunoi me interpretues yje nga Lady Gaga te Aretha Franklin dhe Frank Sinatra, të cilët e quajtën atë “këngëtarin më të mirë në biznes”.

Gjatë një karriere që zgjati tetë dekada, këngëtari shiti miliona disqe dhe fitoi 20 Grammy, duke përfshirë një çmim për arritje të jetës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026