Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare ish-deputeti i Koçi Tahiri

9 Mars 2026 | 14:41

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare ish-deputeti Koçi Tahiri, një figurë e njohur e jetës publike dhe shoqërore në zonën e Gorës dhe Bashkinë Maliq.

Tahiri vuante prej kohësh nga kanceri.

I lindur në vitin 1949, Koçi Tahiri u bë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë në periudhën 2018–2021, pasi mori mandatin e deputetit në një moment të pazakontë të jetës politike shqiptare, kur deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim lanë mandatet.

Gjatë aktivitetit të tij publik, Tahiri është vlerësuar për kontributin në demokraci dhe jetën shoqërore.

Ai është cilësuar si “Pishtar i Demokracisë” nga ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Koçi Tahiri ka mbajtur gjithashtu detyrën e kryetarit të Shoqatës “Besëlidhja Gorare”, duke kontribuar në ruajtjen e traditave dhe forcimin e lidhjeve të komunitetit gorar.

Për kontributin dhe angazhimin e tij në jetën publike dhe komunitare, Tahiri është vlerësuar edhe me titullin “Krenaria e Bashkisë Maliq”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ju jam mirënjohës për dritën e shpresës”, Rama: Ajo protestë nuk është më e juaja, të dashur flamingo

Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë në Tiranë në Tiranë, për të 34-tën ditëm me radhë. Përmes një...
15:09 | 05/07/2026

Rama: Dezinformim për Zvërnecin dhe Sazanin, nuk ka privatizim të tokës publike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit publik për investimet e parashikuara në zonën e Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit, duke deklaruar se pretendimet për...
11:03 | 05/07/2026

“Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!

Aleksandër Çipa, gazetari i njohur, ka folur këtë të shtunë në emisionin Review me Greta Topjanën, në Euronews Albania, lidhur me protestën e ditës së...
22:27 | 04/07/2026