Ndalohet në Beograd marshimi i komunitetit LGBT+, priten protesta
Policia e Serbisë ka ndaluar një marshim të EuroPride kushtuar komunitetit LGBT+9 i planifikuar të zhvillohej të shtunën në Beograd.
Si arsye për ndalimin autoritetet kanë përmendur rrezikun e përleshjeve me aktivistët e ekstremit të djathtë anti-komunitetit. Organizatorët e marshimit shprehen të zemëruar.
“Mendoj se është skandaloze që, pas kaq vitesh marshimesh të suksesshme, në vitin kur EuroPride po zhvillohet në Beograd. Marshimi është ndaluar në të njëjtën ditë kur kryeministrja Ana Brnabiç është këtu për të hapur një Konferenca për të Drejtat e Njeriut. Arsyeja e ndalimit supozohet se është kërcënimi i sigurisë. Kush po kërcënon, pse nuk janë arrestuar këta persona, për çfarë bëhet fjalë”, shprehet Marko, organizator i marshimit në Beograd.
Të dielën, mijëra njerëz morën pjesë në një demonstratë kundër marshimit Europride në Beograd.
Motorçiklistë, priftërinjtë ortodoksë dhe nacionalistët e ekstremit të djathtë kërkojnë që të ndalohet marshimi EuroPride. Ata kanë planifikuar një tjetër protestë më 17 shtator, por edhe ajo është e ndaluar.
Martesa e homoseksualëve nuk njihet ligjërisht në Serbi, ku homofobia mbetet e rrënjosur thellë pavarësisht hapave për të ulur diskriminim.
Organizatorët janë zotuar se do të apelojnë ndalimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit