Ndarja nga jeta e 7-vjeçarit në Elbasan, reagon shkolla “Sulejman Rrançi Mengel”: Zemrat tona janë të thyera

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
26 Maj 2026 | 13:56

Shkolla 9-vjeçare “Sulejman Rrançi Mengel”, ka dalë me një reagim në rrjete sociale lidhur me ndarjen nga jeta të nxënësit të tyre 7-vjeçar i cili u përplas për vdekje nga një makinë teksa po shkonte në mësim. Në reagim, shkolla thekson se kjo ngjarje ka lënë pas një dhimbje të madhe dhe se një engjëll u largua padrejtësisht.

“Sot zemrat tona janë të thyera… Një engjëll i vogël, u largua padrejtësisht dhe shumë herët nga kjo botë, duke lënë pas një dhimbje që nuk përshkruhet me fjalë.

Në korridoret dhe klasat e shkollës sonë sot ndihet heshtja, mungesa e buzëqeshjes së tij të pafajshme dhe e hapave të vegjël që nuk do t’i dëgjojmë më.

Asgjë nuk është më njësoj. Është tepër e rëndë të pranosh humbjen e një fëmije… një jete që sapo kishte nisur të ëndërronte.

Dhimbja e familjes së tij është dhimbja e të gjithëve ne. Në emër të gjithë stafit të shkollës, përulemi me dhimbje para kësaj humbjeje të madhe dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes.

Lutemi që Zoti ta mbajë pranë engjëjve të Tij dhe t’u japë forcë njerëzve që e deshën aq shumë. U prehsh në paqe, ti do të mbetesh përgjithmonë pjesë e zemrave tona”, shkruan shkolla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026