Ndarja nga jeta e Marko Bellos, Petro Koçi: Dhimbje e madhe, ishte vetvetja në politikë

4 Dhjetor 2020 | 11:20

“Një dhimbje e madhe”. Kështu është shprehur për Euronews Albania, zv. ministri i Mbrojtjes Petro Koçi për lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të ish-deputetit socialist, Marko Bello.

“E para është një humbje shumë dekurajuese. COVID si një pandemi që po korr jetë njerëzisht kuptohet që e krijon këtë situatën e dëshpërimit.

Kur njerëzit i njeh më nga afër kuptohet që efekti dëshpërues është më i madh. Kështu ka nisur edhe dita sot për ne, me një dhimbje të madhe për lajmin që morëm për humbjen e jetës së Markos.

Markon e kam njohur që në shkollën e mesme dhe shkollën e lartë të Gjuhëve të Huaja. Fati e deshi që më vonë të njiheshim për shkak të politikës. Marko u integrua shumë herë në strukturat e PS-së, ka qenë ambasador, ministër, zv/ministrës. Dua ta kujtoj gjithmonë atë me imazhin e një buzëqeshje pafund. Pavarësisht nga situata dinte të jepte mesazhet e optimizmit”, u shpreh Koçi.

Ai tregoi se Marko Bello ishte një patriot i madh dhe një demonstrim i vlerave qytetare dhe njerëzore në politikë.

“Në fakt kemi kohë pa u takuar. Unë me thënë të drejtën jam shumë i ngarkuar me punë, për shkak të angazhimeve politike.  Marko ishte një patriot i madh, nuk ishte thjesht një politikan, ishte edhe një qytetar. Marko ishte një shembull, ishte një demonstrim i vlerave qytetare dhe njerëzore në politikë”, u shpreh ai.

“Politikanët e mirë janë të gjitha ata që kanë pengje në jetën politike. Marko ishte dhe mbeti vetvetja në politikë”, theksoi z.Koçi më tej.

Marko Bello u nda nga jeta pas ndërlikimeve të shkaktuara nga infektimi prej COVID-19.

Mësohet se Bello, 59 vjeç, ka ndërruar jetë në një spital në Turqi ku po merrte mjekim më të specializuar.

Lexoni gjithashtu:

Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026