Ndarja nga jeta e Zef Dedës, reagon i biri Julian Deda
Aktori Julian Deda ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta e të atit Zef Deda ditën e sotme.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai ka njoftuar se homazhet do të bëhen nesër në hollin e Teatrit “Migjeni”.
Ndërkohë në orën 13:00 do të bëhet dhe përcjellja e tij për në banesën e tij të fundit në varrezat e Rrmajit.
“Me dhimbje te thelle, ju njoftoj për ndarjen nga jeta te babait tim, Zef Deda.
Homazhet do behen neser (e Shtune, 25 Nentor) ne hollin e Teatrit “Migjeni”, qe ishte edhe shtepia e tij e dyte, duke filluar nga ora 09:00. Pas homazheve, ne oren 13:00, kortezhi niset per meshen e drites, me pas percjellja per ne banesen e fundit, ne varrezat e Rrmajit”-tha ai.
Zef Deda ishte një nga komedianët më të njohur shqiptar, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.
Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. U shkollua në qytetin e tij të lindjes, dhe ndoqi politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Filloi shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës.
Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj ishte mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran. Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdoi me sukses.
Zef Deda ishte i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)