Ndërhyrja e Kurtit në zgjedhje/ Presidenti i RMV: S’është e kundërshtueshme, arsyeja
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku foli në lidhje me ndërhyrjen e kreut të qeverisë së Kosovës Albin Kurti në zgjedhjet e RMV.
Ai tha se nga ana ligjore nuk ka asnjë problem ndërhyrja e Kurtit në zgjedhje pasi njerëzit që do të jenë pjesë e procesit zgjedhor janë të gjithë shtetas maqedonas.
Mes të tjerash ai theksoi se mbështetja që po jep Kurti në Maqedoninë e Veriut nuk është e kundërshtueshme duke qenë se në zgjedhje nuk do të marrin pjesë shtetas nga Shqipëria apo nga Kosova.
“Nga ana ligjore nuk ka asnjë problem pasi njerëzit që do të jenë pjesë e procesit zgjedhor, janë të gjithë shtetas të Maqedonisë dhe Kurti do të japë mbështetje nga Kosova. Kjo ndodh gjithmonë. Njerëzit në varësi të ideologjisë së tyre mbështesin një parti apo individ të caktuar, pasi kemi parti të ndryshme që marrim mbështetje nga grupacione të ndryshme. Shtetasit maqedo0nas do marrin pjesë dhe do vazhdojnë të marrin pjesë. Mbështetja që jep Kurti nuk është e kundërshtueshme pasi nuk do marrin pjesë shtetas të Shqipërisë, por vetëm shtetas të Maqedonisë”-tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para pak kohësh priti në zyrën e tij në Prishtinë liderët e disa partive politike shqiptare nga Mqedonia e Veriut. Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa, Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe Afrim Gashi, kryetar i Aleternativës, ishin ftuar nga shefi i Qeverisë së Kosovës në takimin në të cilin mori pjesë edhe kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca.
Zyra e Kryeministrit njoftoi pas takimit se kishin diskutuar që pas zgjedhjeve presidenciale, shef i Shtetit në Maqedoninë e Veriut të bëhej dikush nga shqiptarët.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë