Ndërhyrja në TIMS/ Beci: Të kërkohet ndihmë nga SHBA, ata e kanë ndërtuar

8 Shtator 2023 | 21:13

Eugen Beci, ish-prokuror i krimeve të rënda, foli në lidhje me ndërhyrjen tek të dhënat e sistemit TIMS.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, Eugen Beci tha se duhet të kërkohet ndihmë teknike nga SHBA, pasi kjo e fundit e ka ndërtuar dhe menaxhuar.

“U fol që TIMS nuk është prekur dhe nëse do të ishte seriozisht angazhimi i faktit që kemi të bëjmë me një sulm terrorist  që do të duhet patjetër të hetohet nga SPAK sot do ishte shumë e thjeshtë nga ana e Prokurorisë të kishte një aneks të këtij sulmi. Prokurori nuk është specialist i IT, por drejtues i hetimit. Sistemi TIMS është ngritur nga SHBA dhe është menaxhuar nga SHBA. Është shumë e thjeshtë të kërkosh asistencë teknike nga SHBA për të realizuar faktin e një ekspertimi të plotë, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026