Ndërhyrja tek të dhënat e TIMS/ Ferdinand Dervishi rrëfen si ka ndodhur ngjarja

8 Shtator 2023 | 20:50

Gazetari Ferdinand Dervishi foli në lidhje me ndërhyrjen te të dhënat e sistemit TIMS.

I ftuar në emisionin “Review” , në Euronews Albania, ai theksoi se punonjësit e policisë bën rezistencë kur ju dha urdhër që të transferonin të dhënat, ndërkohë që edhe pse ishin njoftuar strukturat e larta të shtetit askush nuk reagoi.

Më tej ai theksoi se drejtori pasi ka parë që punonjësit nuk po bëjnë se çfarë po i thoshte ai, ka futur brenda persona të pa autorizuar.

“Unë e kam marrë vesh me datë 3. Mu desh të verifikoja të vërtetën e historisë. Ka ndodhur një ngjarje që është shtrirë në 12 orë. Në darkë punonjësit e terrorizuar të atij sektori, nuk po ndërhynte askush. Të terrorizuar vendosën të dërgonin këtë email anonim. Ky email, ju dërgua dhe SPAK dhe kryeministrisë, edhe shërbimet sekret, nuk mbeti më çështja brenda policisë. Është ndërhyrë në orën 10.

Në mbyllje të orarit të asaj dite, në zyrat që ndodhnin punonjësit që punonin me sistemin TIMS, ka ardhur drejtuesi i IT, Ervin Muço dhe ka urdhëruar punonjësit e vet të eksportojnë materialin në TIMS. Procesi i eksportimit të materialeve, nga shumë materiale të bëhen në një. Duke e eksportuar këto kanë mundësi të kopjohen. Ai nuk është një sistem i thjeshtë, dhe ato kanë hasur vështirësi. Ardit Muço ka kundërshtuar duke thënë se ky është një veprim që nuk bëhet. Fillimisht kanë ikur. Më pas ka filluar njoftimi i eprorëve. Arditi u ka bërë një email vetëm Muhamet Rrumbullakut dhe Neritan Nallbatit. Nuk është bërë njoftimi vetëm me telefon por email. Duke parë që Ervin Muços nuk i janë përgjigjur punonjësit ai ka marrë persona të tjerë të paautorizuar nga jasht”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026