Nderoi liderin e vrarë të Hamasit, Izraeli kritikon të dërguarin e Turqisë

Mministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në Uashington, mars 2024.
2 Gusht 2024 | 14:11

Ministria e Jashtme e Izraelit e thirri të premten në një takim zëvendësambasadorin e Turqisë për ta qortuar, pasi Ambasada turke në Tel Aviv e uli në gjysmështizë flamurin e vet, në nderim të Ismail Haniyehut, liderin politik të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Shteti i Izraelit nuk do të lejojë shprehjen e zisë për një vrasës sikur Ismail Haniyeh”, tha ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, në një komunikatë.

Haniyeh u vra më 31 korrik në Teheran, ku po merrte pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit iranian, Masoud Pezeshkian.

Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e tij, por Irani dhe aleatët e tij, përfshirë Hamasin dhe grupin libanez Hezbollah, e kanë akuzuar Izraelin për vrasjen e tij dhe janë zotuar për hakmarrje.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka shpallur të premten e 2 gushtit ditë zie kombëtare në nderim të Haniyeh.

Në komunikatë, Katz tha se Haniyeh ishte lider i Hamasit gjatë sulmit që grupi palestinez e kreu më 7 tetor në jug të Izraelit, ku vrau rreth 1.200 izraelitë dhe të huaj dhe i rrëmbeu mbi 250 të tjerë, duke e nxitur luftën në Gazë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Oncu Keceli, duke iu përgjigjur deklaratave të Katzit, shkroi në rrjetin social X: “Nuk mund ta arrish paqen duke i vrarë negociatorët, e duke i kërcënuar diplomatët”, duke iu referuar vrasjes së Haniyehut.

Tensionet mes Izraelit dhe Turqisë janë rritur dukshëm prej se nisi lufta në Gazë, ku janë vrarë rreth 40.000 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë në enklavë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së

Ushtria iraniane njoftoi këtë të mërkurë vdekjen e shtatë ushtarëve në sulmet amerikane  të kryera në orët e fundit në Iranin juglindor, në një përshkallëzim...
10:54 | 15/07/2026