Ndërron jetë balerina italiane me famë botërore Carla Fracci
Carla Fracci, një prej balerinave më të famshme të Shekullit 20, e cila u ngjit në majat e skenave botërore ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.
Fracci ka kërcyer në krah yjeve më të mëdhenj të botës së baletit, si Rudolf Nureyev Erik Bruhn dhe Vladimir Vasiliev, ndërsa ishte e mirënjohur për interpretimin e saj të stilit të baletit romantik, veçanërisht shfaqjen“Zhizel”.
Më pas, ajo mori nën drejtim një sërë kompanish baleti, përfshi në Napoli, Verona dhe Romë teksa synonte që ta sillte frymën e baletit në provincat italiane.
“Carla Fracci ka nderuar vendin tonë me elegancën dhe angazhimin e saj artistik”, tha presidenti italian Sergio Mattarella, teksa e lëvdoi për “cilësitë e jashtëzakonshme artistike dhe njerëzore të cilat e bënin një nga balerinat klasike më të mëdha të kohës sonë”.
Carla Fracci lindi në Milano më 1936. Babai i saj ishte shofer tramvaji ndërsa e ëma punonte në fabrike.
Ajo hyri në shkollën prestigjioze të baletit të Milanos “Teatro La Scala” kur ishte vetëm 10 vjeç, ndërsa më vonë rrëfen se në fillimet e saj baleti klasik i dukej “tepër i mërzitshëm”, por kjo ndryshoi kur pa yllin britanik Margot Fonteyn.
“Aty lindi shkëndija, një shkëndijë që më pas u bë zjarr dhe nuk u shua kurrë prej meje”, tha Fracci në një intervistë për Corriere della Sera në 2008.
Fracci mbaroi studimet në 1954 dhe vazhdoi për dy vite me radhë si balerinë solo, teksa u ngrit në rangun prima ballerina në 1958.
Ajo vazhdoi të performojë për më shumë se 50 vite dhe shkroi një autobiografi të titulluar “Hap Pas Hapi”. Në libër ajo përshkruan disa nga ngjarjet që i lanë më shumë mbresa gjatë karrierës së saj të gjatë, përfshi dhe bashkëpunimet me Nureyev.
“Të kërceje me Rudin ishte, në vetvete, një sfidë: kërcimtar dhe koreograf i shkëlqyer, por gjithashtu edhe një njeri shumë i vështirë, konkurrues, ekscentrik, i paparashikueshëm, me një humor të luhatshëm dhe shpesh herë aq i tmerrshëm sa keqtrajtonte ata me të cilët ndante skenën” shkruan ajo.
Carla Fracci u martua në vitin 1964 me regjisorin Beppe Menegatti dhe çifti kishte një djalë, Francesco.
Carla Fracci / Kortezi Teatro Alla Scala by Euronews Balkans
Lajmi në përditësim …
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)