Ndahet nga jeta deputeti socialist Bashkim Fino

29 Mars 2021 | 07:48

Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare.

Lajmi bëhet me dije nga zv.kryeministri Erion Braçe i cili përmes një postimi në Facebook shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të deputetit socialist.

Ish-kryeministri Bashkim Fino prej disa ditësh ishte prekur nga COVID-19, betejën me të cilin nuk arriti ta fitonte.

Bashkim Fino lindi në Tiranë, më 12 tetor 1962. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Në vitin 1992, Z. Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, kur u zgjodh Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.

Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Ai ka ushtruar detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001  ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004-2005, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026