Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Fierit (EMRI)

22 Prill 2026 | 10:41

Një i burgosur ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm teksa është ndjerë keq në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier.

Bëhet fjalë për shtetasin Luan Sali Bundo, 69 vjeç, i cili vuante dënimin në IEVP Fier që prej datës 6 gusht 2021, i transferuar nga institucioni “Jordan Misja”.

Sipas të dhënave, ai kishte disa probleme shëndetësore dhe trajtohej për hipertension arterial, diabet, hipertrofi të prostatës, çrregullim ankthi dhe hiperuricemi.

Mësohet se Bundo është transportuar mëngjesin e sotëm drejt Spitalit Rajonal Fier, me puls, por pavarësisht ndërhyrjeve, ka ndërruar jetë. Më pas trupi është dërguar në morg.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë

Një 43-vjeçar afgan është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai kishte kishte organizuar futjen në mënyrë të...
12:31 | 18/07/2026

Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas

Edhe gjatë këtij sezoni turistik, Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, megjithëse më herët ishte përfolur se tarifa do të niste të aplikohej...
12:11 | 18/07/2026

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja është vënë në pranga nga policia në Malësinë e Madhe. Mësohet se në pranga është vënë...
11:40 | 18/07/2026