Ndërron jetë ish-drejtori i FBI, drejtoi hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA

21 Mars 2026 | 20:12

Ish-drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) të SHBA-së, Robert Mueller, i cili udhëhoqi hetimin dyvjeçar kontrovers mbi ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeç.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë lajmin se Bob ndërroi jetë mbrëmë”, tha familja e tij.

Familja e tij njoftoi gushtin e kaluar se ai ishte diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në vitin 2021.
Lajmin për vdekjen e ka ndarë edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në rrjetin e tij social.

“Robert Mueller sapo vdiq. Epo, jam i lumtur që ka vdekur. Ai nuk mund të lëndojë më njerëz të pafajshëm”, shkroi Trump.

Mueller u nominua nga Presidenti George W. Bush dhe u bë drejtori i gjashtë i FBI-së në vend më 4 shtator 2001 – një javë para sulmeve të 11 shtatorit.

Mueller duhej ta reformonte menjëherë misionin e FBI-së, nga zgjidhja e krimit të brendshëm deri te parandalimi i terrorizmit. Ai shërbeu si drejtor i FBI-së për 12 vjet, nën drejtimin e presidentëve të të dyja partive, përpara se të dilte në pension në vitin 2013.

Më vonë ai shërbeu si këshilltar special në hetimin e Departamentit të Drejtësisë nëse fushata e Trump u koordinua në mënyrë të paligjshme me Rusinë për të ndikuar në rezultatin e garës presidenciale të vitit 2016.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit deklaroi të premten se Forca e tij Hapësinore ka goditur një bazë ushtarake amerikane në Kuvajt, në...
08:39 | 17/07/2026

Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale

Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi të premten se Kina synon të udhëheqë krijimin e një rendi të ri global për inteligjencën artificiale (IA), duke promovuar...
08:34 | 17/07/2026

Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik

Irani njoftoi se ka nisur një valë të re sulmesh ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik, pas natës së gjashtë radhazi të operacioneve ushtarake amerikane...
08:28 | 17/07/2026