Ndërron jetë legjenda e futbollit brazilian

6 Janar 2024 | 18:41

Personi i parë që ka fituar kupën e botës si futbollist e më pas si trajner është ndarë nga jeta. Bëhet fjalë për legjendën braziliane Mario Zagallo, i cili u shua në moshën 92-vjeçare, teksa cilësohet si një ndër më të mëdhenjtë në botën e futbollit. Zagallo ka fituar kupën e botës në dy edicione radhazi 58-62, ndërsa si trajneri ia doli të triumfonte në vitet 70-64.

Zagallo kishte fatin të drejtonte skuadrën e legjendave të Brazilit, i cili konsiderohet po ashtu ekipi më i mirë në historinë e Selesao me emra si Pele, Jairizinho apo Carlos Alberto. Zagallo ka luajtur si sulmues e mesfushor krahu, ndërsa ishte i vetmi lojtar gjallë që ka luajtur në finalen e 58-ës për ekipin Brazilian.

5 gola numëron për Selesao, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur për dy ekipe të kampionatit vendës, Flamengon dhe Botafogon. Në 217 paraqitje për Flamengon realiozi 30 gola, ndërsa me Botafogo numëron 115 dhe 46 gola. Gjatë vitit 2023 ai u shtrua disa herë në spital, për probleme të ndryshme shëndetësore, ku dhe ka kryer ndërhyrje kirurgjikale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026