Ndërtuan pa leje në bregdetin e Ksamilit, procedohen 11 persona
Policia ka njoftuar se është finalizuar operacioni policor i koduar “Coastline”. Si rezultat i operacionit do të ndiqen penalisht 11 persona pasi janë kapur duke kryer punime të ndryshme ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, disa prej tyre edhe në tokë publike, duke zënë kështu hapësirën publike në bregdetin e Ksamilit.
F.F., 38 vjeç, K. Ç., 26 vjeç, G. H., 43 vjeç, E. D., 66 vjeç, E. J., 37 vjeç, G. A., 54 vjeç, M. Q., 41 vjeçe, O. B., 36 vjeç, Th. B., 50 vjeç, V. M., 45 vjeç dhe L. K., 27 vjeç, do të ndiqen penalisht për veprat penale Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.
“Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në zonën e Ksamilit, këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime të ndryshme ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, disa prej tyre edhe në tokë publike, duke zënë kështu hapësirën publike.
Kontrollet do të vijojnë në të gjithë vijën bregdetare të qarkut Vlorë, me qëllim konstatimin e ndërtimeve të paligjshme, si dhe për goditjen e çdo krimi tjetër kundër mjedisit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës””,-thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta