Ndërtuesit “mbushin” arkën e bashkisë Tiranë, 147 mln euro në vitin 2024
Bashkia e Tiranës ka arkëtuar nga ndërtuesit 147 mln euro në vitin 2024. Vlera e mbledhur është taksa e ndikimit në infrastrukturë.
Ndërtuesit i kanë dhënë buxhetit të bashkisë Tiranë 147 mln euro në vitin 2024. E gjithë shuma, është rezultat i mbledhjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë, dhe shkon përtej parashikimeve, pasi vetë bashkia priste të mblidhte 65 mln euro nga ky zë.
Për Tiranën, taksa e ndikikimit në infrastrukturë është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e references, të cilat në vitin 2023 u rritën deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës.
Arkëtimi 147 mln euro korrespondon me zgjerimin e lejeve të ndërtimit të cilat kanë pasur vitin e kaluar një vlerë të përgjithshme rreth 1.8 mld euro.
“Viti 2024 rezulton i suksesshëm për arkëtimin e taksës nga ndërtimet e reja, duke arritur vlerën më të lartë të arkëtuar ndër vite me një tejkalim prej 226%”, thuhet në relacionin e bashkisë, ndërkohë që arkëtimet e 2024-s tejkalojnë edhe parashikimet për 2025 dhe 2026, ku bashkia pret të arkëtojë për secilin vit nga 68 milionë euro.
Taksa së ndikimit në infrastrukturë zë 54% të të gjitha detyrimeve që vjel bashkia Tiranë, dhe paguhet nga subjektet ndërtuese që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme