Nderuan Navalnyn në ditën e tij të lindjes, dy gratë ndalohen nga policia e Moskës

5 Qershor 2024 | 10:59

Policia e Moskës ka ndaluar dy gra të cilat shkuan për të bërë nderime në varrin e kritikut të ndjerë të Kremlinit, Aleksei Navalny, në varrezat e Borisovit, raportoi grupi OVD-Info, duke cituar një dëshmitar.

Mbështetës dhe familjarë të politikanit opozitar shënuan ditën kur Navalny do të duhej të mbushte 48 vjet, më 4 qershor.

Organizime u mbajtën jashtë Rusisë, derisa brenda territorit rus shumë njerëz kanë shkuar te varri i tij për ta kujtuar, pavarësisht paralajmërimeve për tubimet e paautorizuara.

Policia fillimisht ndaloi një grua të re në varreza për gjoja shfaqjen e simboleve ekstremiste, tha dëshmitari, dhe më pas një grua tjetër u ndalua pasi i bëri thirrje policisë që të mos e pengonte gruan e re.

Në Novosibirsk, policia arrestoi dy gra që kishin shkuar për të vendosur lule në monumentin e viktimave të represionit politik një vend i përdorur nga aktivistët për të nderuar kujtimin e Navalnyt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026