Ndeshja me Anglinë, Asllani: Te Interi tallen, thonë se Shqipëria do pësojë 6-7 gola

18 Mars 2025 | 13:54

Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar stërvitjen e radhës të martën, përpara dy ndeshjeve kyçe të Grupit K në eliminatoret për Kupën e Botës 2026.

Ditën e premte, do të jetë ndeshja në Angli, ndërsa tre ditë pas saj, do të presim Andorrën në Tiranë, një duel që pritet të jetë po aq i rëndësishëm.

Pas kësaj seance stërvitore, ishin mesfushorët Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami të cilët dolën në një bashkëbisedim me gazetarët në prag të këtyre dy sfidave.

Asllani: Anglia është një kundërshtar i fortë, por ne do të luajmë me shpirt dhe zemër
Kristjan Asllani theksoi se Shqipëria do të luajë me të gjitha forcat për të nisiur mirë fushatën eliminatore. Ai u shpreh se ndeshja kundër Anglisë do të jetë e vështirë, pasi Anglia ka një skuadër shumë të fortë, por ishte i bindur që Shqipëria mund të bëjë një paraqitje të fortë. Ai tha se nuk do të shkojnë në Londër si turistë dhe do të japin maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv.

Më pas, ai u pyet nga gazetarët nëse ka diskutuar me shokët te Interi për këtë takim. “Kemi folur, janë tallur të gjithë. Më kanë thënë do të merrni 6-7 gola dhe do të ikni në shtëpi”, tha Asllani.

Bajrami: Anglia luan futboll fizik, por ne do të përgatitemi për këtë stil
Nedim Bajrami, që luan te Rangers në Skoci, është mësuar me futbollin fizik në ishull dhe pret që Anglia të luajë me një stil të ngjashëm.

“Te Rangers kam gjashtë muaj të mira, këtë kohë nuk kam marrë shumë minuta, por jam i gatshëm. Unë luaj në krah dhe në mesin e fushës, ku të dojë Sylvinho unë jam gati për të dhënë më të mirën”, tha Bajrami.

Ai tha se Kombëtarja është gati për këtë sfidë dhe se afrimi i Brojës ka kompletuar skuadrën. Bajrami theksoi se humbja e 5-0 katër vjet më parë i ka mësuar shumë dhe se Shqipëria do të jetë më e përgatitur këtë herë.

Të mërkurën Kombëtarja niset drejt Anglisë ndërsa në gjashtë takimet e fundit kundër tyre kemi marrë po kaq humbje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026

Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të hënën se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, duke...
21:59 | 06/07/2026