“Nuk trembemi”- Bajrami e Asllani në konferencë: Nuk shkojmë si turistë në Angli
Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani janë dy futbollistët e radhës që analizuan duelin Angli-Shqipëri, duke pohuar se janë të gjitha gjasat për të marrë rezultat pozitiv.
Kombëtarja shqiptare zhvilloi konferencën e radhës për shtyp, e cila është e fundit në vendin tonë, në prag të duelit me Anglinë. Dy futbollistët e përzgjedhur ishin Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami, të cilët analizuan “3 luanët”.
Për mesfushorin e Interit, në ishull nuk do të shkohet si turistë, por për fitore.
“Janë skuadër e fortë fiziko-teknike, besoj se shkojmë atje, nuk mendohemi gjatë, luajmë me zemër, jo të shkojmë si turistë. Hyjmë në fushë për fitore, e dimë që është e vështirë, por shkojmë me shpirt,” tha Asllani.
Sa i përket pritshmërive ndaj tij, pyetjes së Euronews Albania, mesfushori e konsideroi thashethem gazetaresk.
“Nuk e di çfarë prisni nga Asllani, janë llafe gazetarësh, mendoj për ekipin, nuk luaj për vetë, nuk më intereson,” tha Asllani.
Më tej, Bajrami bëri një krahasim të këtij dueli me atë të viteve më parë, ku Shqipëria u përball po me Anglinë.
“Ndeshja me Anglinë ka kaluar, kjo është tjetër, duhet të përgatitemi mirë, e dimë çfarë kualiteti ka kundërshtari, cunat janë gati,” pwrfundoi Bajrami.
Kombëtarja shqiptare është drejt fundit të përgatitjeve në vendin tonë, ndërsa të mërkurën niset drejt Anglisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun