Ish-futbollisti i Kombëtares, Alliu: Kush e zëvendëson Mario Mitajn ndaj Anglisë
Mario Mitaj do të jetë një mungesë e rëndësishme për Kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjet e marsit, sidomos në përballjen kundër Anglisë.
Pyetja që ngrihet është: Kush do ta zëvendësojë këtë lojtari kyç?
Ish-futbollisti i Kombëtares, Ilir Alliu, ka komentuar këtë çështje në emisionin “Max Sport” në “Euronews Albania”.
I pyetur për mungesën e Mitajt, Alliu ka theksuar se trajneri Silvinjo ka një mundësi të vetme për të zëvendësuar lojtarin e djathtë të mbrojtjes.
Sipas Alliut, mbrojtësi Marash Kumbulla është favorit për të luajtur nga minuta e parë në ndeshjen kundër Anglisë.
“Kumbulla, i cili po kalon një periudhë të shkëlqyer me Espanjolin, por që ende nuk ka arritur të përshtatet plotësisht me Kombëtaren, mund të jetë titullar në këtë ndeshje. Përkrah tij, në qendër të mbrojtjes do të pozicionohet Berat Gjimshiti”, tha Alliu.
Sipas tij në krahun e djathtë do të pozicionohet Ardian Ismajli, një rol që ai e ka luajtur edhe më parë dhe nuk është i panjohur për të.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme