Ndihma për Ukrainën, konferenca e donatorëve në Paris grumbullon 1 miliard euro
Komuniteti ndërkombëtar ka gërmuar thellë në xhepat e tij për të ndihmuar Ukrainën përballë dimrit të acartë.
Të mbledhur në Paris, mbi 50 vende dhe organizata ndërkombëtare dëgjuan nevojat e paraqitura nga presidenti ukrainas për qytetarët e tij, në mënyrë që ata t’i mbijetojnë të ftohtit dhe sulmeve të vazhdueshme ruse.
“Kur stabiliteti energjetik i Ukrainës të jetë i garantuar për gjithë periudhën e dimrit, kur të jetë garantuar se nuk do të ketë më valë emigrantësh nga vendi ynë tek vendet tuaja, atëherë do të jetë e garantuar se nuk do të ketë më sulme, blackout-e, apo kërkim të armëve në Iran dhe vende të tjera nga Rusia”, tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.
Ukraina vlerësoi se aktualisht i duhen 800 milionë euro. Vendet mike i tejkaluan pritshmëritë me premtimet e tyre.
“415 milionë për energjinë, 25 për ujin, 38 për ushqimin, 17 për shëndetësinë, 22 për transportet dhe 493 të tjerë që nuk janë përcaktuar ende. Totali shkon mbi 1 miliard euro”, u shpreh Catherine Colonna, ministre e Jashtme e Francës.
Një përpjekje kolektive që kryeministri ukrainas, i pranishëm në takim, e mirëpriti. Falë vendeve që mbeten aleatët tanë në këto momente të errëta, Ukraina nuk do ta kalojë këtë dimër në errësirë – tha ai.
Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit
E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange
Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit
- 16:40 Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
- 16:38 Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
- 16:31 Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 16:24 GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera
- 16:19 Ministri Katz: SHBA po bllokon sulmet izraelite ndaj objektivave energjetike iraniane