Ndreca: Mazhoranca nuk e zgjedh dot opozitën, por nuk negocion me Berishën
Juristi Plarent Ndreca thotë se mazhoranca nuk ka në dorë përcaktimin se kush është opozita në vend.
Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Ndreca u shpreh se opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të ri.
“Pozita nuk ka në dorë për të përcaktuar se kush është opozita. Mazhoranca nuk krijon proces, thjesht ushtron kompetencën e vetë me numrat që ka. Është detyrë e opozitës të ushtrojë kompetencat me numrat e saj. Opozita duhet të marrë pjesë në proces”, tha jurisiti.
Ai shtoi se mazhoranca nuk do të negociojë me ish-kryeministrin Sali Berisha, për shkak se është shpallur “non grata” nga DASH.
“Me atë person nuk negociohet. Nëse Berisha për shkak të mos negocimit individual do ta marrë peng PD-në, është çështja e tij. E kemi dhënë arsyen se pse nuk negociohet, fakti që ky zotëri është shpallur “non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit”, tha Ndreca.
LEXONI GJITHASHTU
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 18:41 Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
- 18:39 Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 18:35 Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival
- 18:15 Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh
- 17:53 Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën
- 16:38 SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!