Besart Kadia lirohet nga Financat, kalon në Ministrinë e Jashtme. Kush e zëvendëson

8 Mars 2023 | 17:16

Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia, është liruar nga detyra dhe ka marrë një tjetër post në ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në vendimet e qeverisë të publikuara këtë të mërkurë, Kadia, njoftohet se do të mbajë postin e zëvendëministrit në Ministrinë e Jashtme.

Në vend të Kadias në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë u emërua Endrit Yzeiraj.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Besart Kadia emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Endrit Yzeiraj emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë menaxhuar operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit....
19:17 | 05/07/2026

Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival

Për dy netë me radhë, Korça u shndërrua në një qendër të vërtetë feste, muzike dhe adrenalinë përmes organizimit të Korça Moto & Rock Festival....
18:35 | 05/07/2026

Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën

Fundjava në Gjirokastër është gjallëruar nga organizimi i edicionit të gjashtë të “GJIROKASTRA ROCKS FESTIVAL”. Tashmë ky aktivitet ka fituar një traditë të veçantë ndërsa...
17:53 | 05/07/2026