U takua me Yuri Kim në selinë e PS, reagon Damian Gjiknuri

8 Mars 2023 | 12:49

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka zbardhur fokusin e bisedës që ai pati në selinë rozë me ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Përmes një postimi në facebook Gjiknuri zbulon se në takim u diskutua procesi zgjedhor i 14 majit.

Ai thekson se e garantoi ambaadoren për vendosmërinë e Partisë Socialiste për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.

“Pata kënaqësinë të mikprisja në selinë e Partisë Socialiste ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zonjën Yuri Kim. Zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral ishin në qendër të diskutimit. E garantova ambasadoren për vendosmërinë e Partisë Socialiste për të kontribuar aktivisht për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten në krah të Shqipërisë në përpjekjen për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, shkruan gjiknuri në facebook.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar

Valët ekstreme të të nxehtit po e bëjnë gjithnjë e më të rrezikshme punën në shumë vende të Evropës. Për këtë arsye, Konfederata Evropiane e...
15:50 | 26/06/2026

Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore

Sistemi energjetik është përmirësuar gjatë muajit maj.  Të dhënat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit tregojnë se prodhimi vendas i energjisë elektrike u rrit me...
15:43 | 26/06/2026

40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve

Afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve në Skemën Kombëtare të Bujqësisë është shtyre edhe për 10 dite te tjera. Lajmin e ben te ditur...
15:40 | 26/06/2026