Ndryshimi i rregullores së Kuvendit, Meta: Asgjësim i opozitës dhe parlamentarizmit

14 Dhjetor 2023 | 11:52

Ndryshimet e reja në rregulloren e Kuvendit, për masa të forta ndëshkuese ndaj deputetëve të cilët krijojnë kaos në seancat plenare, janë vlerësuar si asgjësuese për opozitën nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Përmes një statusi në Facebook, Meta e cilëson rregulloren e re të njëanshme.

“Ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit të bëra në mënyrë arbitrare dhe përjashtuese synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit.”-shkruan ai.

Në vazhdim të kësaj Ilir Meta e gjykon plotësimin e kërkesave të opozitës si rikthim të normalitetit.

“Ndaj pezullimi i mandateve të deputetëve në këtë mënyrë antikushtetuese është i papranueshëm. Vetëm plotësimi i kërkesave të opozitës rikthen normalitetin në Kuvend dhe garanton rolin e tij kontrollues ndaj qeverisë.”-vijon ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026