Ndryshon ligji në Greqi: 50% e plazhit pa pagesë, privatëve u caktohen kufij

9 Shkurt 2024 | 14:39

Duke nisur nga ky vit, gjysma e plazheve në Greqi do të jenë falas për pushuesit. Ligji i ri synon t’u japë të mbrojë qytetarët dhe biznesin në mënyrë të barabartë, sa i përket shfrytëzimit në bregdet.

Gjysma e plazheve në Greqi do të jenë publikë. Sistemi i ri për ndarjen e zonave ku pushuesit mund të pagujanë shezlong ose jo të nisë pranverën e këtij viti, periudhë kur vendi pret flukset e para në bregdet.

Ministria e Ekonomisë në shtetin fqinj ka prezantuar ligjin e ri, për rregullimin e pronës publike bregdetare, sipas të cilit sipërfaqja që mund të merret me qira nga privatët nuk mund të kalojë 50 për qind të sipërfaqes totale të plazhit.

Sistemi i ri synon të zgjidhë çështjen e pushtimit privat të plazheve publike. Kushtetuta greke njeh vijën bregdetare të vendit si një e mirë publike, duke u siguruar qytetarëve akses të pakufizuar në çdo kohë.

Në veçanti, ligji i prek edhe aspekte të tilla si pastrimi i plazhit, ofrimi i shërbimit dhe kullat e vrojtimit për emergjencat.

Ai vendos kufizime për koncesionet e plazhit, duke kufizuar sipërfaqen e kontraktuar në 500 m2, pra jo më shumë se 50 për qind të sipërfaqes totale të plazhit. Për shembull, nëse plazhi është 10,000 m2, të paktën 5,000 m2 duhet të mbetet i lirë. Për sa i përket çadrave dhe shezlongëve, ato mund të mbulojnë deri në 60 për qind të sipërfaqes së miratuar, e cila reduktohet në 30 për qind në zonat “Natura”.

Koncesionarëve u kërkohet të përmbushin detyrime të ndryshme, përfshirë pastrimin e rregullt të plazheve dhe instalimin e infrastrukturës sanitare, si dhe duhet të heqin pajisjet e tyre në fund të sezonit veror.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026