Ndryshon ligji për mbrojtjen e të dhënave, gjoba miliarda lekë
Spanjolli Mario Costeja González ishte i pari që arriti të fshinte emrin e tij nga kërkimi në Google, pasi kishte vënë në lëvizje gjykatat në Spanjë dhe Gjykatën e të Drejtave të Njeriut.
Ai nuk kishte paguar sigurimet shoqërore, ndaj shteti kishte nxjerrë në ankand banesën e tij në 1998 për të shlyer borxhin, duke e publikuar në mediat lokale. Detyrimi ishte paguar, por emri i tij lidhej me borxhin sa herë kërkohej në Google.
Në 2014, Google e detyruar nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut, nisi të zbatonte atë që njihet si e drejta për t’u harruar, kur individi fakton se përmendja e emrit nuk përbën më interes publik. Vetëm në ditën e parë, ndaj Google pati 12 mijë kërkesa të tilla. Ankesat shqyrtohen rast pas rasti nga motori i kërkimit.
Për t’ia bërë më të lehtë dhe shqiptarëve, Ministria e Drejtësisë ka propozuar ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e të dhënave, duke i dhënë një bazë ligjore për të argumentuar kërkesat e tyre ndaj Google dhe motorëve të tjerë të kërkimit.
Në ligjin ekzistues ishte një klauzolë e vogël, por që mund të haste në interpretime. Në rast të abuzimit me të dhënat personale dhe shkeljen e privatësisë, ligji parashikon gjoba deri në 2 miliardë lekë ose deri në 4% të xhiros vjetore të kompanive ose ndërmarrjeve.
Gjatë 2021 pranë komisionierit për mbrojtjen e të dhënave pati 362 ankesa dhe u nisën 46 hetime ndaj 33 institucioneve shtetërore dhe 13 private.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta