Ndryshon statusi i ushtarakut, Forcat e Armatosura do kenë më shumë privilegje

23 Janar 2025 | 16:54

Forcat e Armatosura do të kenë më shumë privilegje, duke nisur nga strehimi, shpërblimet e deri te përfitimet për familjaret. Këto mundësi, po shqyrtohen me ndryshimet që po formulohen në ligjin për “Statusin e Forcave te Armatosura”.

Shpërblime më të mira, trajnime, benefite për familjarët dhe strehim me kushte lehtësuese. Të gjitha këto mundësi, pritet t’u jepen forcave të armatosura në vend, me rishikimin e ligjit për “Statusin e Ushtarakut”.

Konkretisht, në çastin e ndërprerjes së shërbimit ushtarak, për kontributin e dhënë, një ushtarak mund të marrë sipas pozicionit që ka mbajtur deri në 25 paga. (grafik)

Gjithashtu, parashikohet që ushtaraku i dërguar për stërvitje, trajnim dhe kurse jashtë vendit, përveç trajtimit financiar, përfiton trajtim financiar ditor për mbulimin e shpenzimeve vetjake. Sipas relacionit shoqërues, kjo bëhet me qëllim paraqitjen dinjitoze të ushtarakëve shqiptarë jashtë vendit në raport me kolegët e tyre të vendeve anëtare të NATOS-s apo vendeve aleate.

Sa i përket kompensimit të veçantë të familjes së ushtarakut në rast të humbjes së jetës në mision, ajo përcaktohet me vendim të këshillit të Ministrave, ndërsa projektligji ka saktësuar gjithashtu se fëmijëve të ushtarakëve të rënë në detyrë shteti u jep bursë të plotë në rast të fitimit të së drejtës për arsimin e lartë, vetëm në institucione arsimore publike.

Ndërsa lidhur me sigurimin e banesës, ligji aktual u siguron ushtarakëve aktivë të pastrehuar ose me sipërfaqe të vogël banimi, kredi për strehim nga Buxheti i Shtetit.

Tashmë, me propozimin e ri, ushtarakut aktiv që nuk ka banesë, përveç kredisë, i ofrohet edhe banesë në përdorim në objektet e ndërtuara për qëllime strehimi nga Ministria e Mbrojtjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq

Kina ka zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me rebelët Huthi të Jemenit për t’u mundësuar tankerëve të saj të lundrojnë nëpër Detin e Kuq jugor pa...
19:55 | 28/07/2026

Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve

A mund ta nxisë suksesi sportiv turizmin dhe të sjellë përfitime të prekshme ekonomike? Norvegjia sugjeron se po: Kupa e Botës e këtij viti solli...
19:44 | 28/07/2026

Pas Zelenskyy-t, Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive

Pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua edhe takimi i radhës i Donald Trump me kryeministrin izraelit. Presidenti amerikan,...
19:13 | 28/07/2026