Forcat e Armatosura dhe orekestra simfonike sjellin serenatat korçare ndryshe

29 Korrik 2024 | 17:18

Serenatat korçare shoqërohen me kitarë e mandolinë, por ndryshe kanë ardhur këtë herë në skenën e “Polit të Jugut” në Drenovë.

Kjo për shkak të bashkëpunimit të këngëtarit të njohur korçar Bledi Polena dhe Arben Skënderi, drejtuesi artistik i Forcave të Armatosura.

Polena u shoqërua nga orkestra simfonike e Korçës dhe ajo e Forcave të Armatosura, duke sjellë një natë festive në fshatin e heshtur të Asdrenit.

Për të sjellë serenatën në një formë të tillë puna nuk ka qënë e lehtë.

“Ishte ide e përbashkët e shumë miqve të ti, u bë realitet. Unë dua të theksoj është një ngjarje e rëndësishme për këngën korçare, ndryshe nga ajo që jemi mësuar të dëgjojmë me një kitarë, këtë herë është lartësuar dhe e kemi ngjitur në një skenë profesioniste.” –thotë Bledi Polena.

Nga ana tjetër, drejtuesi artistik i Forcave të ArmatosuraArben Skënderi thotë se është një bashkëpunim fantastik mes orkestrës se Korçës dhe atyre të forcave të armatosura.

“Jemi mësuar t’a dëgjojmë me familjare, e sjellim me simfonik, sot duam t’a testojmë publikun korçar, i cili e mirëpret. Jo e vështirë, është e komplikuar, para se të flitej këtu në Korçë këndohej. Mendoj se melodia korçare meriton të njëjtën sjellje artistike.” –u shpreh Skënderi.

Në koncertin e mbrëmshëm Bledi Polena ka kënduar këngët më të njohura korçare nga “Drenovarja” deri tek këngët qytetare korçare, koncert që është mirëpritur nga artdashësit e shumtë jo vetëm nga qyteti i serenatave por edhe të tjerë të ardhur enkas për këtë koncert.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026