Për festa në Korçë, qytetarët shqiptarë dhe të huaj zgjedhin të qytetin e serenatave

26 Nëntor 2022 | 14:04

Një pjesë e mirë e qytetarëve shqiptarë kanë zgjedhur Korçën për festat kombëtare. Prenotimet për fundjavën janë të shumta, por edhe datat 28 dhe 29 nëntor janë drejt mbylljes.

“Si çdo vit Korça frekuentohet edhe këtë vit nga turistë vendas e të huaj. Rezervimet kanë filluar, duke qenë se i paraprin edhe fundjava 26-27 është e rezervuar por tani edhe 28 ka pasur kërkesa. Gjatë fundjavës kemi turistë vendas e të huaj ndërsa gjatë festave kombëtare mbizotërojnë turistët vendas, ata familjarë”, u shpreh Elona Xhafa,  pronare hoteli.

“Normalisht fundjava është traditë në qytetin tonë, është gjithmonë e ngjeshur por këtë herë përkon dhe me festat të hënën e të martë dhe fundjava është me e gjatë. Mund të them se të shtunën dhe të dielën hoteli është i gjithi i rezervuar, po shoh qe ka ende rezervime për ditën e hënë, ditën e pavarësisë dhe për me tej për festën e çlirimit”, u shpreh Klaidi Kosta, menaxher hoteli.

Përveç bukurive që Korça fal, qetësisë, serenatave dhe klimës edhe bashkia e Korçës do të ndërmarrë disa organizime, për t’i dhënë turistëve një shije të festave kombëtare.

“Me lejoni ta filloj nga data 28 Nëntor në orën 9:30 kur banda e qytetit performon ne luftëtari kombëtar, në orën 10 ceremonia selomne, në orën 10:45 qendra e artit ka përgatitur një koncert me tematike në teatrin “Çajupi”. Nuk mbarojmë këtu sepse në datën 29 kemi traditë në varret e dëshmorëve kemi një ceremoni solemne e ajo që është surpriza e këtyre ditëve është se ne mbrëmje në Pazari i Vjetër do të ketë një bande nga Britania dhe Amerika te cilën e sjell ministria e mbrojtjes dhe qendra e forcave të armatosura”, u shpreh Blerta Belliu, drejtoreshë e qendrës kulturore” Vangjush Mio ”

Çmimet e shërbimeve të hoteleri turizmit këtë vit janë rritur me 5% në krahasim me vitin e kaluar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026