“Ndryshoni qasje”, Stoltenberg-Erdoganit: Suedia duhet të futet në NATO

4 Qershor 2023 | 16:25

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje të dielën Ankarasë që të ndryshojë qasjen kundërshtuese ndaj anëtarësimit të Suedisë në aleancën veri-atlantike. Sipas tij, Stokholmi i ka adresuar shqetësimet e Turqisë, lidhur me sigurinë.

“Suedia ka marrë hapa konkretë për t’i shmangur shqetësimet e Turqisë. Suedia i ka përmbushur të gjitha obligimet,”- u ka thënë Stoltenberg gazetarëve, pas takimit me Erdoganin.

Shefi i NATO-s ka marrë pjesë të shtunën në inaugurimin e Erdoganit, i cili e ka nisur edhe një mandat presidencial pesëvjeçar.

Turqia, anëtare e NATO-s, është duke e bllokuar anëtarësimin e Suedisë në aleancë. Ajo dhe Hungaria, janë të vetmet vende anëtare që nuk e kanë ratifikuar aplikimin e Suedisë.

Finlanda, me të cilën Suedia ka aplikuar për anëtarësim, i është bashkuar aleancës në prill.

Erdogani e ka akuzuar Suedinë se është kthyer në strehë për “terroristët”, sidomos për pjesëtarët e Partisë Popullore të Kurdistanit. Ky grup është në listën e zezë të Turqisë, dhe aleatëve të saj perëndimorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026