“Në 2026 nis identiteti dixhital”, Rama: Roaming pa tarifa edhe për qytetarët tanë
Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e përbashkët me komisioneren për zgjerimin Marta Kos se samiti me liderët e Ballkanit Perëndimor ishte një takim i frytshëm me arritje konkrete dhe të prekshme për popujt e rajonit.
Rama theksoi se plani i ri i rritjes shërben si një urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët evropian, duke përmendur disa nga angazhimet kryesore.
Ai theksoi se roamingu pa tarifa shtesë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, një hap që vlerësohet si domethënës pas heqjes së ngarkesave ekstra për pagesat.
Transformimi digjital dhe identiteti digjital, që pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm është një tjetër arritje e rëndësishme dhe me ndikim. Rama sqaroi se identifikimi do të bëhet përmes celularit, duke eliminuar nevojën për karta identiteti dhe pasaporta, dhe do të lehtësojë edhe transaksionet financiare dixhitale.
“Po sjell në vëmendje disa nga angazhimet, roaming që me marrëveshjen e re do të përfshihet edhe për qytetarët tanë në regjimin e BE, një hap i rëndësishëm dhe domethënës pas atij me pagesat, të cilat tanimë bëhen pa asnjë ngarkesë ekstra duke kursyer dhjetëra miliona euro nga xhepat e qytetarëve të secilit prej vendeve të BP. Ndërlidhja me korridoret evropiane vazhdon të mbetet prioritet dhe të financohet nga instrumentet e BE. Tregtia dhe lehtësimi i saj përmes një plani të detajuar lidhur me pikat kufitare, transformimi dixhital dhe identiteti dixhital, që ne e kemi gati dhe do e fusim në jetën reale në fillim 2026, duke i paraprirë i atij që do të jetë sistemi i identitetit dixhital të BE, domethënë se s’do të ketë më nevojë për ID, pasaporta se identifikimi do të bëhet përmes celularit. Identiteti dixhital do të vlejë edhe për aktivitete të tjera si transaksione financiare, blerjet përmes telefonit”, tha Rama.
Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri
Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…
- 20:20 Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri
- 19:50 Trump: Tarifa 100% për vendet evropiane që vendosin taksën dixhitale për kompanitë amerikane
- 19:43 Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:33 Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit
- 19:31 Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë