Në 6 muaj, 1 në 9 gra të ekzaminuara në Shkodër rezulton me kancer

8 Tetor 2022 | 14:31

Një nga 9 personat që paraqiten në spitalin rajonal të Shkodrës për të kryer ekzaminimet ndaj kancerit të gjirit rezulton i prekur nga ky i fundit.

Një shifër e tillë bëhet e ditur nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor në Shkodër ndërsa vijon të vihet theksi tek problematika e numrit të pakët të personave të cilët paraqiten për të kryer ekzaminime.

“Gjatë 6 mujorit të parë të vitit janë kryer rreth 723 mamografi ku 79 kanë rezultuar pozitive. Është një shifër relativisht e madhe. Është një shifër që na bën të reflektojmë më tepër dhe është një thirrje akoma më shumë për gratë që të mos e hezitojnë dhe të mos e vonojnë këtë ekzaminim”, u shpreh Suida Kuka, drejtuese e Njësisë Vendore e Kujdesit Shëndetësor.

Mjekët onkologë tregojnë se sa më shumë shtohen rastet e ekzaminimeve, aq më shumë shtohen rastet pozitive, veçanërisht tek mosha e mesme.

“Ajo që vëmë re fatkeqësisht është që ka një trend rritjeje të numrit të rasteve të diagnostikuara me kancer gjiri dhe për më tepër fatkeqësisht janë moshat e reja nga 45-50 vjeç që po i evidentojmë si të prekur nga kanceri i gjirit”, thotë Kleva Qeraj.

Neglizhenca, por edhe frika janë dy faktorë që kanë ndikuar negativisht tek gratë në përhapjen e kësaj sëmundje.

“Në pjesën më të madhe të rasteve diagnostikohen në stadin e tretë. Fatkeqësisht dhe disa në stadin e katërt pasi në disa raste femrat i neglizhojnë edhe simptomat ose stigmatizohen pak apo kanë frikë të paraqiten pranë mjekut”, shprehet më tej mjekja.

Sensibilizmi ndaj kancerit të gjirit është hapi i parë që duhet të ndërmarrin gratë.

“Vetekzaminimi i gjirit është shumë i rëndësishëm. Kontrollet periodike në gratë që janë në mosha të reja është e rëndësishme që të paktën një herë në vit të bëjnë një eko gjiri dhe një vizitë pranë mjekut specialist”, u shpreh më tej mjekja.

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026