Në Bathës të Elbasanit nis sezoni i qershisë, mes pasigurive për shitjen e prodhimit
Në Bathës të Elbasanit ka nisur vjelja e qershive, një kulturë që për shumë fermerë mbetet ndër burimet kryesore të të ardhurave. Megjithatë, këtë sezon prodhuesit po përballen me çmime të ulëta dhe një treg të pasigurt.
Fermeri Ferdinand Yzeiri thotë se prej dy dekadash ka investuar në këtë kulturë, pasi u kthye nga emigracioni për të ndërtuar jetën në vendlindje.
“Kam 6 dynym qershi dhe rreth 20 vite që kam investuar këtu. Kam qenë emigrant, pastaj u kthyem dhe filluam të mbollëm qershitë. Këtu në zonën tonë del qershia e para fare”, tha Ferdinand Yzeiri.
Sipas tij, ndonëse çmimi aktual varion nga 200 deri në 250 lekë për kilogram, fitimi mbetet i ulët për shkak të diferencës së madhe mes çmimit që merr fermeri dhe atij që paguan konsumatori në treg.
“Po shitet 200-250 lekë kilogrami. Por nuk ia vlen me këtë çmim, sepse tregtarët e marrin këtu dhe e shesin në Tiranë 600 lekë”, shtoi ai.
Fermerët thonë se prodhimi këtë vit është i lartë, por kjo nuk po shoqërohet me siguri për shitjen. Ata paralajmërojnë se në ditët në vijim çmimi mund të bjerë edhe më shumë.
“Kjo ka shumë prodhim dhe çmimi do të ulet akoma. Tani është 250 lekë, por do të shkojë edhe 100 lekë”, tha Yzeiri.
Një tjetër problem mbetet mungesa e fuqisë punëtore, ndërsa kostot për punësimin e vjelësve, sipas fermerëve, janë bërë të papërballueshme.
Fermeri thekson se nuk gjen dot njerëz për punë. “Punëtori pa 40 mijë lekë nuk vjen dhe nuk të leverdis.”
Pavarësisht se Bathësi është një nga zonat e para që nxjerr qershinë në treg, fermerët thonë se avantazhi i hershmërisë nuk po përkthehet në më shumë të ardhura. Mes kostove të larta dhe paqëndrueshmërisë së tregut, fitimi mbetet gjithnjë e më larg prodhuesit.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve