Në bazën e NATO-s në Estoni, aty ku ushtarët ‘festojnë’ në gatishmëri për të luftuar

15 Dhjetor 2023 | 17:34

Si kudo në këtë periudhë të vitit, në bazën e NATO-s në veri të Estonisë, pranë qytetit Tapa, të gjithë po krijojnë një atmosferë Krishtlindjeje, sipas mundësive.

Me pemën e Krishtlindjes dhe një Santa Klaus, çdo gjë është sikurse në vendet e tjera. Por ka një ndryshim. Për këta ushtarë, festa nuk do të thotë qetësi dhe relaks.

Vetëm 150 km në perëndim të kufirit me Rusinë, baza strehon 3.200 ushtarë dhe personel ushtarak në kuadër të pranisë së përforcuar të NATO-s pas pushtimit rus të Krimesë.

Me fillimin e agresionit ndaj Ukrainës, ky mision ka përforcuar elementin mbrojtës me praninë e 80 ushtarëve nga batalioni amerikan i brigadës së zjarrit, e pajisur me 4 njësi sistemesh raketore të “HIMARS”, me një rreze veprimi deri në 300 kilometra.

“Gjatë kohës së paqes misioni ynë është të mbrohemi, të tregojmë se, nëse na kafshon, ne të kafshojmë gjithashtu. Por derisa Estonia të pajiset me sistemet e saj “HIMARS” në 2025-n, amerikanët po na ndihmojnë të njihemi me sistemet që tani”, tha Marina Lushina, togerë e ushtrisë së Estonisë.

Kjo bazë ish-sovjetike është tani më e madhja e NATO-s në Estoni, për të dërguar mesazhin e qartë se Aleatët nuk do lejojnë destabilizimin e Evropës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026