‘Ne duam Evropën’, gjeorgjianët në protestë

25 Qershor 2022 | 08:20

Me mijëra qytetarë gjeorgjianë u mblodhën sërish në rrugët e kryeqytetit një ditë pasi Këshilli Evropian i dha statusin vendit kandidat vetëm Ukrainës dhe Moldavisë, ndërsa Gjeorgjisë iu njoh vetëm perspektiva evropiane.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se Gjeorgjisë do t’i jepet statusi i kandidatit pasi të zgjidhen të gjitha prioritetet e pa përmbushura.

“ Ne qytetarët jemi këtu që të luftojmë për të ardhmen evropiane të Gjeorgjisë, për BE-në, për mbijetesën e Gjeorgjisë brenda unionit , e cila pengohet nga oligarkia dhe një oligark që është Bidzina Ivanishvili”u shpreh Lasha një shkrimtar gjeorgjian para protestuesve

Protestuesit gjeorgjianë i kanë dhënë kryeministrit Irakli Garibashvili një javë kohë që të dorëhiqet. Ata kërkojnë më shumë përpjekje nga qeveria që vendi t’i afrohet Bashkimit Evropian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026