Në fund të vitit do aplikojmë për statusin kandidat në BE, thotë Kurti

10 Qershor 2022 | 11:53

“Në fund të vitit do të aplikojmë për statusin e kandidatit në BE”.  Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Kurti nënvizoi se Kosova po punon për përmbushjen e reformave të nevojshme për integrim në Bashkimin Europian.

“Do vazhdojmë edhe më aspiratën tonë për statusin e kandidatit në BE, ku planifikojmë në fund të këtij viti.  Më 22 qershor Buntestagu gjerman pritet të votojë për trupat gjermane në Kosovë.  Nevojë urgjente është interesimi i Kosores në programin e Partneritetit për Paqen dhe NATO-s. Ne po i shtojmë kapacitet tona mbrojtëse në 52%”, tha Kurti.

Ai nënvizoi se Serbia po vazhdon që të bllokojë zgjidhjet që i ofron Kosova në procesin e dialogut.

“Dialogu me Beogradin, jemi treguar palë kreative, konstruktive dhe përkushtuar, por Serbia fatkeqësisht po vazhdon të bllokojë zgjidhjet që ne i ofrojmë dhe në kuadër të procesit të Belinit”, tha kryeministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026