Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite
Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë dhjetë persona që ishin duke pritur për të marrë ndihma.
Raportimet për njerëz të vrarë teksa po prisnin të merrnin ndihma janë të fundit në kuadër të një sërë incidentesh vdekjeprurëse që janë raportuar se kanë ndodhur pranë qendrave për shpërndarjen e ndihmës në Gazë, të cilat janë ngritur nga një fondacion humanitar që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Zëdhënësi i Agjencisë për Mbrojtje Civile në Gazë, Mahmud Bassal, tha për AFP-në se 62 palestinezë u vranë të premten nga sulmet izraelite në mbarë territorin palestinez.
Ndërkaq, e kontaktuar nga kjo agjenci lajmesh, ushtria izraelite tha se po i heton këto incidente të raportuara, duke mohuar se trupat e saj kanë shtënë në një nga lokacionet në Gazë ku Agjencia për Mbrojtje Civile në këtë territor tha se një nga personat që po priste ndihma u vra.
Sipas Bassal, gjashtë persona u vranë në jug të Gazës afër një qendre për shpërndarjen e ndihmave që operohet nga Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF), një tjetër në një incident të ndarë në qendre të territorit. Ndërkaq, tre persona, sipas Bassal u vranë gjatë një sulmi ajror izraelit në Qytetin e Gazës, ku palestinezët po prisnin për ndihma.
Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë
4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
- 10:12 Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
- 10:06 Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë
- 09:47 Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)
- 09:38 Bujar Leskaj kundër bojkotit të PD: Qytetarët s’i votojnë deputetët për të lënë bosh karriget në Parlament
- 09:35 Yamal: Gjysmëfinalja me Francën, ndeshja më e rëndësishme por nuk ndjej presion