Në gjendje të rëndë efektivët e Gardës, Trump ndalon shqyrtimin e vizave për afganët

27 Nëntor 2025 | 15:36

Janë në gjendje të rëndë dy efektivët e Gardës Kombëtare të cilët ranë pre e një sulmi të armatosur në Uashington, në një zonë jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i FBI-së, Kash Patel, i cili në një konferencë shtypi ka përgënjeshtruar deklaratën e mëhershme të guvernatorit të Virxhinias Perëndimore, se dy ushtarët kishin vdekur.

Ndërkohë, një sërë detajesh janë zbuluar mbi autorin e sulmit, i cili u arrestua pak momente pas ngjarjes. Ai është një emigrant afgan 29 vjeç dhe ka ardhur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2021.

Sipas autoriteteve, ai jetonte në shtetin e Uashingtonit dhe dyshohet se në sulmin e kryer ndaj dy gardistëve ka vepruar i vetëm.

Në të kaluarën ai kishte bashkëpunuar me CIA-n dhe forcat amerikane në Afganistan, përpara se të merrej në Shtetet e Bashkuara një muaj pas tërheqjes kaotike të trupave nga vendi.

Si reagim ndaj ngjarjes, administrata amerikane ka pezulluar të gjitha kërkesat për vizë të bëra nga shtetasit afganë.

Shërbimi amerikan për Shtetësinë dhe Emigracionin ka deklaruar se vendimi u mor dhe do të zbatohet derisa të bëhet rishikimi i protokolleve të sigurisë dhe kontrolleve.

Vetë presidenti Donald Trump, duke reaguar më herët tha se sulmi ishte një “akt terrori” dhe shtoi se do të avancojë përpjekjet për dëbimin nga vendi të të huajve, që sipas tij nuk e kanë vendin në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, sekretari i Luftës, Pete Hegseth njoftoi dërgimin e 400 efektivëve të tjerë të Gardës Kombëtare në Uashington, për t’i bërë ballë sfidave të lidhura me sigurinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin

Kryeministri hungarez Peter Magyar po kërkon rimbursimin e gjobës ditore prej 1 milion eurosh për emigracionin që Bashkimi Evropian i ka vendosur vendit të tij....
13:35 | 17/07/2026

Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste

Andy Burnham u konfirmua këtë të premten si udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste në pushtet në Britani, duke zëvendësuar Keir Starmer. Përpara se Burnham...
13:27 | 17/07/2026

Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026

Rreth 300 produksione të Netflix kanë përdorur mjete gjeneruese të inteligjencës artificiale në një fazë të prodhimit të tyre deri më tani në vitin 2026...
13:21 | 17/07/2026